LAJMI I FUNDIT:

Në vend se ta thërriste policinë, amerikani po qesh me hajdutin – shikoni si u maskua grabitësi në Sacramento

Në vend se ta thërriste policinë, amerikani po qesh me hajdutin – shikoni si u maskua grabitësi në Sacramento

Një banor i Sacramentos, SHBA ishte viktimë e një hajduti që vodhi një paketë të dorëzuar në pragun e tij, por ai nuk është i zemëruar – ai po buzëqesh.

Shkak për këtë është bërë videoja e regjistruar nga kamera e vëzhgimit ku shihet krimineli në aksion.


“Kam porositur një karikues iPhone dhe prisja ta merrja. Ajo nuk arriti, kështu që unë e rishikova kamerat dhe kuptova se çfarë ndodhi”, shpjegoi Omar Munoz.

Në fillim shohim një hajdut të maskuar në një qese plehrash që po i afrohet ngadalë pakos dhe më pas ai thjesht e “gëlltiti”.

“Fillimisht u inatosa, pastaj vdiqa nga e qeshura. E pranoj që hajduti është i zgjuar”, tha pronari.

Munoz shton se ishte hera e parë që ishte viktimë e hajdutëve dhe se nuk kishte kontaktuar me policinë.

Në fund, ai porositi një karikues të ri, raporton Fox 5.

“Mendoj se bëhet fjalë për një të ri. Dyshoj se kjo do të përsëritet”, tha ai. /Telegrafi/