Mbi varret e vikingëve që datojnë nga shekulli i nëntë në Suedi, janë gjetur rroba dhe lecka me mbishkrimin “Allah” dhe “Ali”.
Annika Larson, hulumtuese në Universitetin në Uppsala, departamenti i Historisë Antike dhe Arkeologjisë, për AA tha se gjatë analizave në varret e vikingëve të zbuluara në qytetin Birka kanë gjetur rroba dhe lecka me mbishkrimin “Allah” dhe “Ali”.
“Ishte një zbulim që tërheq vëmendjen. Vikingët mund të kenë qenë të ndikuar nga feja islame dhe nga besimi në jetën e pafundme në parajsë pas vdekjes”, vlerësoi Larsson, raporton Anadolu Agency (AA).
Larsson tha se shkronjat arabe në këto fjalë janë përdorur në formë gjeometrike më kaligrafinë Kufike.
“Vikingët varrosnin të vdekurit me rrobat dhe stolitë e tyre. Mbi varre, ne gjetëm disa rroba mëndafshi dhe lecka në të cilat janë shkruar fjalët ‘Allah’ dhe ‘Ali’ me shirit të argjendtë. Ky zbulim ka ngjallur emocione. Rrobat me këto mbishkrime janë gjendur në përgjithësi në maje të kokës së të vdekurit. Këto fjalë i kemi rastisur edhe në disa jastëqe”, shpjegoi Larsson.
Duke tërhequr vëmendjen në marrëdhëniet kulturore mes vikingëve dhe botës islame, Larsson tha: “Përgjatë Lumit Vollga të Rusisë, mes Skandinavisë dhe Azisë së Mesme, kishte një tregti kulturore. Këto lecka që dolën nga varret, ose janë blerë përmes tregtisë, ose janë plaçkitur. Është interesante ky këmbim kulturor. Sipas disa burimeve, arabët muslimanë udhëtonin në Perëndim për qëllime tregtare ose qëllimet të tjera”.
Larsson shton se kanë rastisur në shumë gjetje që tregojnë se vikingët besonin në jetën pas vdekjes.
“Thuhet se perëndia i vikingëve, Odeni, ishte një luftëtar që migroi nga Azia dhe u vendos në rajonin Malardalen të Suedisë. Vikingët besonin se jeta vazhdon edhe besonin në parajsë ka jetë të pafund. Ky besim është ndikuar direkt nga Islami”, u shpreh ajo.
Rrobat dhe leckat e gjetura prej një javësh janë duke u ekspozuar në Muzeun në Enköping, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur deri më 3 shkurt të vitit 2018, shtoi Larsson.
Ndryshe, dy vite më parë në një varr vikingësh nga shekulli i nëntë në Ishullin Björkö ishte gjetur një unazë me mbishkrimin Allah.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City