LAJMI I FUNDIT:

Në ‘uzdajë” të Gjykatës Speciale

Në ‘uzdajë” të Gjykatës Speciale

“Kuvendi i Kosovës ka kohë që ka votuar për themelimin e një Gjykate Ndërkombëtare në Kosovë, e njohur për të gjithë ne si Gjykata Speciale, por ky nuk është i vetmi problem që bartë me vete kjo Gjykatë. Shqetësuese është mënyra se si po përdoret Gjykata Speciale nga një pjesë e caktuar e spektrit politik në Kosovë.

I vetëdijshëm që Serbia ka punuar shumë për ta sjellë Gjykaten Speciale në Kosovë, qoftë direkt apo inidrekt duke shfrytëzuar lidhje, aleanca të caktuara me faktorin ndërkombëtarë, madje kur është votuar në Kuvend ata kanë festuar sepse ajo fshihet pas shtrembërimit të fakteve që kanë çuar deri te presioni ndërkombetarë për ta themeluar këtë Gjykatë. Por pyetja është kështu; Përse sa herë vjen koha e zgjedhjeve në Kosovë, shihet qartë se vetëm Serbia nuk ishte gëzuar për themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë por fatkeqësisht edhe njerëz dhe subjekte politike brenda Kosovës, madje me deklarata të caktuara politike ata goxha e kanë ndihmuar shtyerjen e këtij procesi përpara ?


Nëse një lider politik siç është Isa Mustafa bashkë me eksponentët e tjerë politik te LDK-së ndër vite flet për vrasjet politike të njerëzve të LDK-së para dhe pas luftës dhe drejton gishtin kah kundërshtarët politik kjo të krijon hapësirë për të menduar çdo lloj opsioni deri tek shfrytëzimi i figurave të vdekura të LDK-së për çështje votash.

Nëse ka ndonjë subjekt politik që nuk mund të viktimizohet duke i përmendur vrasjet politike ajo është LDK-ja, sepse i kanë pasur dy raste jetike për ti zbuluar vrasjet; rasti i parë ka të bëjë me një iniciativë para disa kohe në Kuvend për ta hetuar SHIK-un që LDK aludon se kjo organizatë ti ketë kryer vrasjet dhe ata asnjeherë nuk e nënshkruan iniciativën e tillë, ndërsa rasti i dytë është se që nga paslufta ata vetëm njëherë nuk kanë qenë në pushtet dhe të gjitha herave të tjera ishin në pushtet madje kanë drejtuar edhe ministri me ndikim nga të cilat kanë pasur mundësi të marrin iniciativa për ti zbuluar vrasjet politike e deri në kohën e sotme kur ata e kanë edhe kryministrinë e tyre dhe nëse ka diçka siç ata pretendojnë dhe propagandojnë atëherë le ti zbulojnë.

Por jo, natyrisht se vrasjet politike ata i kanë si xhoker për poena politik ndërsa Gjykaten Speciale e kanë si “uzdajë” për të ardhur në pushtet si parti e parë.

Sa herë afrohen zgjedhjet në skenë shfaqet tema e vrasjeve politike por edhe kërkesa e tyre për ti zbuluar vrasësit ndërsa vetë e kanë humbur çdo mundësi për ti zbuluar ato.

Gjykata Speciale gjithmonë sipas informatave që u janë plausar opinionit publik do ti trajtojë disa ish-komandantë të luftës e që shumë prej tyre tash janë pjesë e PDK-së dhe disa prej tyre edhe pjesë e AAK-së, dhe duke dashur ta dëmtojnë PDK-në përmes këtyre figurave dëshirojnë të marrin terren në pjesë të caktuara të Kosovës ndërsa duke dashur të dëmtojnë AAK-në e cila konsiderohet si parti rajonale, dëshirojnë të shtrihen në Dukagjin dhe vetëm në këtë kombinim të terreneve dhe të votave mund të dalin të parët.

Jo rastësisht Isa Mustafa kohë më parë ia kishte përmendur Ramush Haradinajt Radoniqin. Radoniqi ishte thjeshtë një simbolikë që tregon se ku dëshiron për ti parë Isa luftetarët e ndershëm të Lirisë, e që sot shumë prej tyre janë futur në politikë.

Ajo që duhet të kuptojë LDK-ja dhe Isa Mustafa – Nuk mund të jeni asnjëherë partia e parë në “uzdajë” të Gjykatës Speciale dhe as përmes deklaratave vikitmizuese për vrasjet politike”. (sic.)