LAJMI I FUNDIT:

Në Uzbekistan fshihen aksidentet: Ja dëshmitë e përplasjes së aeroplanit me autobus! (Foto)

Në Uzbekistan fshihen aksidentet: Ja dëshmitë e përplasjes së aeroplanit me autobus! (Foto)

Xhami i autobusit është thyer, pasi është përplasur me motorin e aeroplanit.

Siç shihet edhe në fotografi, autobusi ka ndaluar pasi Boing 777 i ka kaluar para.


Askush nuk është lënduar, kurse në aeroplan nuk është lënë ndonjë shenjë nga përplasja.

Ngjarja që ka ndodhur në aeroportin Tashkent të Uzbekistanit, fillimisht është mohuar nga autoritetet, transmeton Telegrafi.

Me të qarkulluar fotografitë në rrjete sociale, MailOnline Travel ka komunikuar me autoritetet e aeroportit, por ende nuk është marrë asnjë përgjigje.

Besohet se në aeroportin më të frekuentuar në Azi ndodhin shpesh aksidente, që mbeten të pazbuluara nga autoritetet. /Telegrafi/

tashkent1