LAJMI I FUNDIT:

Në UBT nisi punimet Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion

Në UBT nisi punimet Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion

Në një ceremoni solemne në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së është bërë hapja e edicionit të 11-të të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, në të cilën përmes sesioneve për fusha të ndryshme do të prezantohen punime shkencore të ekspertëve, profesorëve dhe studentëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi në fjalën e tij hyrëse tha se ky organizim për të 11-tën herë tregon punën dhe angazhimin e gjithsecilit për të kontribuuar në shkencë, teknologji, biznes dhe inovacion, përmes hulumtimeve, punimeve dhe botimeve shkencore.

“Ne kemi krijuar një kornizë të mirë për arsimin, kemi krijuar kornizë moderne të infrastrukturës, kemi një numër të madh të njerëzve, ajo që na duhet është që të bëjmë më shumë drejt gjenerimit më të madh të punimeve dhe botimeve për fusha të ndryshme në vitet e ardhshme. Kjo konferencë është dëshmia më e mirë për kontributin dhe punën tonë në produktivitetin dhe kualitetin në dije përmes publikimeve dhe gjetjeve shkencore”, ka thënë rektori Hajrizi.


Ai prezantoi rreth të arriturave të UBT-së në këtë drejtim, duke treguar potencialin e të gjeturave dhe hulumtimeve të ndryshme nga profesorët dhe studentët, si dhe radhitjen e punimeve të tyre në organizata dhe revista shkencore e inovative.

Profesori ndërkombëtar nga Universiteti i shkencave të Aplikuara në Vjenë, Werner Hadiger, duke vlerësuar këtë konferencë bëri një prezantim rreth ekonomisë dhe politikës së zhvillimit të qëndrueshëm, duke potencuar dallimet epistemologjike dhe hendekun midis ekonomisë dhe politikës së zhvillimit të qëndrueshëm.

“Zhvillimi i qëndrueshëm ka një rëndësi të madhe dhe plotëson nevojat e së tashmes dhe aftësinë e brezave të ardhshme për të përmbushur nevojat e tyre. Një proces në të cilin shfrytëzimi i përsëritjeve, drejtimi i investimeve, orientimi i zhvillimit teknologjik dhe ndryshimi institucional janë të gjitha në harmoni, e që rritin kështu potencialin aktual dhe të ardhshëm për të përmbushur nevojat dhe aspiratat njerëzore”, ka thënë profesori Hadiger.

Ndër të tjera, profesoresha, Shannon Bruce – Ramaka, përmes një adresimi online foli dhe prezantoi rëndësinë e unifikimit të ekipeve për hulumtime të ndryshme dhe krijimit të proceseve që prodhojnë produkte më cilësore.

“Ekipet janë të vlefshme për punën në hulumtime dhe është shumë e dobishme që të kontribuohet në këtë drejtim. Ekipet krijojnë procese që e bëjnë më të sigurt dhe më cilësor prodhimin, duke bërë kështu që personat që përbëjnë ekipin të mësojnë nga njëri-tjetri”, ka thënë profesoresha Bruce – Ramaka.

Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion po vazhdon punimet dhe si qëllim kryesorë ka lidhjen dhe ndërveprimin e shkencëtarëve me praktikues nga disiplina të ndryshme, në mënyrë që t’i bëj ata të vetëdijshëm për arritjet e fundit në fusha të ndryshme kërkimore, si dhe t’iu ofrojë një vend dhe forum unik për të ndarë përvojat dhe idetë e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori