LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi hapet krateri me gjerësi prej 100 metrave, pretendojnë se nuk ka lidhje me tërmetet

Në Turqi hapet krateri me gjerësi prej 100 metrave, pretendojnë se nuk ka lidhje me tërmetet

Një krater me thellësi nga 12 deri në 15 metra dhe një diametër prej 100 metrave, befasisht është formuar në një fushë në qytetin Karapinar në provincën turke Konya në jugperëndim të vendit.

Kjo ‘humnerë’ gjigante është hasur nga banorët lokalë, në mesin e të cilëve ishte edhe Jusuf Gultekin, transmeton Telegrafi.


Tha se krateri me gjasë është formuar disa ditë më parë. Ai shtoi se të tilla shfaqen shpesh në këtë rajon dhe se banorët lokal janë mësuar me to.

Shpjegim për formimin e tyre akoma nuk ka, por sipas një versioni, gropa është formuar kur ujërat nëntokësore shpërthyen, gjë që mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu.

Ndërkohë, drejtori i qendrës kërkimore Obruek pranë universitetit Teknik në Konya, profesor Fetulah Arik, ka bërë të ditur se ekspertët nuk mund ta lidhin kraterin me tërmetet që kanë ndodhur në Turqi më 6 shkurt.

“Ky krater nuk ka lidhje me tërmetet e mëparshme, e as me ata të sotmit. Ndoshta ka qenë pranë kolapsit dhe ka mundur të ketë ndonjë efekt. Ndoshta”, shtoi Arik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori