LAJMI I FUNDIT:

Në trevjetorin e vdekjes, përkujtohet Bajram Rexhepi

Në trevjetorin e vdekjes, përkujtohet Bajram Rexhepi

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetarë të partive politike në vend kanë përkujtuar sot tri ish-kryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi në trevjetorin e vdekjes.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një statusi në rrjetin social ka shkruar se kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi, ishte një figurë shembull i patriotizmit, i cili nuk e ndali asnjëherë kontributin për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.


“Bajram Rexhepi ishte intelektual, humanist, diplomat dhe politikan shumë i vendosur. Ai dha kontribut shumë të madh në vijën e parë të frontit të luftës, duke shpëtuar qindra jetë të ushtarëve të UÇK-së dhe duke iu mundësuar atyre që të ktheheshin sërish në istikamet e luftës për mbrojtjen e atdheut. Ishte figurë unifikuese në momentet më të ndjeshme të politikës sonë të brendshme pas çlirimit, duke bashkëpunuar me të gjitha subjektet politike si kryeministër i parë i Kosovës. Bajram Rexhepi dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për vendlindjen e tij, Mitrovicën, të cilën e udhëhoqi shumë vite me radhë. Angazhimin dhe përkushtimin për fuqizimin e shtetit të Kosovës, Bajram Rexhepi nuk e ndali në asnjë moment. Ishim së bashku, si në luftë, ashtu edhe në paqe! Së bashku fituam shumë beteja, deri para tre vjetësh kur fatkeqësisht humbi betejën me sëmundjen e rëndë, duke u ndarë vetëm fizikisht prej nesh. Kontributi, trashëgimia politike dhe patriotike që Bajram Rexhepi ka lënë për brezat e ardhshëm do të jetojë përgjithmonë! Prehu në paqe, miku im i paharruar”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në përkujtim të tri vjetorit të vdekjes të Bajram Rexhepit ka thënë se ai iu përgjigj thirrjes së atdheut, e mbeti në histori si një prej mjekëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai pati guximin të merrte përgjegjësi në rrethana aspak të lehta, kur vendi i sapo dalë nga lufta po përballej me sfida të shumta, veçanërisht në ndërtimin e institucioneve të para demokratike. Si personalitet, u shqua për fisnikërinë, përkushtimin e profesionalizmin e tij. Nuk do e kujtojmë vetëm si kryeministër, por si një shqiptar të madh, kontribuues për liri dhe ndërtues i paqes në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në përkujtim të figurës së Rexhepit, edhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka shkruar se në vitin 2011, kur gjithë të tjerët e kishin rekomanduar të mos e vizitonte pjesën veriore të Mitrovicës, Rexhepi sipas tij, ishte i vetmi që nuk hezitoj aspak ta shoqëronte atë.

“Askush nuk jeton përgjithmonë, por disa njerëz nuk harrohen. Sot bëhën tre vjet që kur na la Ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Një njeri i respektuar dhe i urtë, me të cilin kam vetëm kujtime të mira. Në vitin 2011, kur gjithë të tjerët më rekomandonin të mos e vizitoja pjesën veriore të Mitrovicës, ai ishte i vetmi që nuk hezitoj aspak të më shoqëron. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori