LAJMI I FUNDIT:

Në Strumicë shpërndahen 3000 kafshata me fasule për agjërimin e Pashkëve

Në Strumicë shpërndahen 3000 kafshata me fasule për agjërimin e Pashkëve

Në qytetin e Strumicës do të shpërndahen sot mbi 3000 kafshata të fasules, aktivitet në kuadër të festimeve të karnevaleve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu kjo njihet edhe si e hëna e pastër, dita e parë e agjërimit të Pashkëve.


Shpërndarja e kafshatave të fasules është një traditë e përvitshme, ku vijnë mijëra vizitorë, dhe organizohet nga Këshilli organizativ i Karnevalit të Strumicës./Telegrafi/