LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, gjashtë dhoma të dedikuara për pacientët me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, gjashtë dhoma të dedikuara për pacientët me COVID-19

Me rekomandim të IKSHPK-së tashmë edhe spitalet regjionale në Kosovë po trajtojnë pacientë me COVID-19.

Një gjë të tillë po e bën edhe Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, pavarësisht se ka kapacitete të limituara.


Drejtori Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri thotë për RTV Dukagjinin se për shkak të hapësirës së kufizuar do të trajtohen vetëm rastet e lehta.

“Kemi adaptuar një repart me gjashtë dhoma ku hospitalizojmë raste të dyshuara me COVID-19. Pas testimit ata që rezultojnë pozitiv i trajtojmë apo i lëshojmë në shtëpi për vet izolim, ndërsa rastet më të komplikuara i dërgojmë në Klinikën Infektive në QKUK”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zeqiri tregon edhe për numrin e rasteve me coronavirus që tashmë janë shtrirë në QKUK.

“Dje kemi hospitalizuar gjashtë raste, ku pesë prej tyre pas marrjes së terapisë në bazë të protokollit janë dërguar në izolim. Sot janë hospitalizuara edhe tri raste dhe me to po merret ekipa kujdestare vetëm për trajtimin e COVID-19”.

Drejtori Spitalit të Ferizajt thotë se kanë edhe një opsion tjetër nëse shtohen rastet, ku një objekt i IKSHP-së në këtë komunë është ende i papërdorur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori