LAJMI I FUNDIT:

Në Spanjë bartja e maskave e obligueshme, vazhdon të jetë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme

Në Spanjë bartja e maskave e obligueshme, vazhdon të jetë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme

Bartja e maskave mbrojtëse do të jetë e obligueshme gjatë udhëtimit me transportin publik, ka paralajmëruar ministri spanjoll i shëndetësisë, Salvador Ila.

Siç raporton El Pais, ai shtoi se janë dakorduar gjatë takimit me liderët lokal të komunave spanjolle, se ky vendim do të jetë zyrtar në ditët në vijim, transmeton Telegrafi.


Ila pranoi se shumica e kryetarëve të komunave prej kohësh kanë kërkuar që masa të tilla të vihen nga autoritetet qendrore, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e coronavirusit.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë do të jetë organi i vetëm qeveritar që do të ketë kompetencën e plotë mbi komunat, nëse kryeministri Pedro Sanchez vendosë për zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme edhe për një muaj.

Kujtojmë që gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur më 14 marsit në Spanjë, dhe deri më tani është zgjatur disa herë për nga dy javë.

Deri më tani e rekomandueshme ka qenë të barten maskat edhe atje ku nuk mund të respektohet masa e distancës sociale fizike.

Ndër tjera thuhet se maskat mbrojtëse do të jenë të obligueshme të barten edhe nëpër markete, hapësirat e mbyllura por ende nuk dihet saktë nëse janë të obliguar qytetarët t’i bartin edhe derisa janë në rrugë apo në vend të punës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori