LAJMI I FUNDIT:

NË SHTËPINË TIME, TË GJITHË PO VIJNË

NË SHTËPINË TIME, TË GJITHË PO VIJNË

Nga: David Byrne
Përktheu: Agron Shala

Do të doja të isha fotoaparat
Do të doja të isha kartolinë
Në shtëpinë time të mirëpres
Nuk e ke pasur shumë larg
Një shtëpi dhe një kopsht
Aty ka pemë dhe bimë
Lëshoja mirë një sy
Nëse futesh, nderoje mirë


Në shtëpinë time të gjithë tash po vijnë
Dhe unë i vetëm kurrë më nuk do të jem
Në shtëpinë time të gjithë po vijnë
E në shtëpi ata nuk do të kthehen kurrë

Bëj me gisht dhe përshkruaj
Edhe ciceroni yt unë mund të jem
Lëkura është veçse një hartë
Pamja është shume e mirë
Paramendo se po e shikon një fotografi
Paramendo se po e vozit një veturë
Paramendo dritaren duke e ul
Paramendoje derën duke e hap

Në shtëpinë time të gjithë tash po vijnë
Dhe unë i vetëm kurrë më nuk do të jem
Në shtëpinë time të gjithë po vijnë
E në shtëpi ata nuk do të kthehen kurrë

Në këtë jetë jemi veçse turistë
Vetëm turistë ama pamja është e mirë
Dhe kurrë nuk do të kthehemi në shtëpi
Jo, nuk do të kthehemi kurrë në shtëpi

Në shtëpinë time të gjithë tash po vijnë
Dhe unë i vetëm kurrë më nuk do të jem
Në shtëpinë time të gjithë po vijnë
E në shtëpi ata nuk do të kthehen kurrë