Në Shërbimin Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK) janë duke u trajtuar 868 pacientë nga coronavirusi.

Sipas një njoftimi përmes rrjetit social në Facebook thuhet se bazuar në raportin e datës 26 mars 2021, 720 raste janë të konfirmuara më Sars Cov 2 pozitivë.


Ndërkaq, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 352 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rëndë.

Lexoni më poshtë statistikat e plota të të infektuarve, të shëruarve, atyre në pritje të rezultateve, në oksigjeno-terapi, etj:

720 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë. 148 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore 670 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë 13 prej tyre në gjendje të rënduar 288 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë 294 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 123 pacientë të shtrirë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 93 pacientë Klinika Infektive III ( Interno),  24 pacientë Klinika e Pulmologjisë 82 pacientë Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 516 pacientë 19 prej tyre në gjendje të rënduar 432 të konfirmuar pozitivë 376 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 121 pacientë Spitali i Gjakovës, 105 pacientë Spitali i Pejës, 69 pacientë Spitali i Gjilanit, 107 pacientë Spitali i Ferizajt, 56 pacientë Spitali i Mitrovicës,34 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë