LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri, 100 mijë të moshuar kanë nevojë për kujdes afatgjatë

Në Shqipëri, 100 mijë të moshuar kanë nevojë për kujdes afatgjatë

Në Shqipëri numërohen rreth 100 mijë të moshuar që kanë nevojë për kujdes afatgjatë në 24 orë.

Të dhënat janë përllogaritur nga ekspertët e çëshjeve të geriatrisë, të cilët tregojnë se në këto kushte abuzimi në kushtet e besimit nga kujdestarët po shfaqet gjithnjë e më shumë tek të moshuarit vulnerabël.

Shoqëria shqiptare po shkon drejt individit të vetmuar ndërsa shifrat në rënie të lindshmërisë  tregojnë se po plakemi gjithnjë e më shumë.

Të moshurit thonë se ndihen të braktisur dhe të vetmuar nga fëmijët dhe të afërmit.

Alban Ylli, ekspert i çështjeve të geriatrisë, nga të dhënat e mbledhura së fundmi në kuadër të një studimi ballkanik thotë së numri i të moshuarve që kanë nevojë për kujdes afatgjatë ka shkuar në 100 mijë.

“Jemi një shoqëri që po shkon gjithnjë e më shumë drejt izolimit, individit të vetmuar dhe po moshohemi gjithnjë e më shpesh. Të moshuarit janë gjithnjë e më shumë vulnerabël, me nevoja gjithnjë e më të shprehura për kujdes afatgjatë. Rreth 100 mijë të moshuar kanë nevojë për kujdes afatgjatë, të nevojave të ndryshme, shëndetësore dhe sociale dhe një pjesë kanë nevojë për 24 orë” thotë Ylli.

Por a mund të quhet abuzim braktisja e një të moshuarit nga fëmija e tij kur ky i fundit ka emigruar për çështje ekonomike?

“Kur një i moshuar braktise, neglizhohet me vetëdije për një kohë të caktuar, kjo është një formë abuzimi dhe I moshuari në këtë rast ka të drejtë të raportojë. Të drejtat e njëriut në këtë rast preken dhe dhe në këtë rast këshilloj që kjo gjë të raportohet nga të moshuarit. Të rinjtë apo edhe fëmijët e të moshuarve e bëjnë pa qëllim këtë dhe kështu deklarohen, por ata e dinë se ç’po bëjnë”- sqaron Ylli.

Edhe pse ka fakte të pamjaftueshme Ylli thotë se në Shqipëri madje kanë filluar të shfaqen edhe format e abuzimit me të moshuarit në kushtet e besimit nga kujdestarët e tyre.

“Abuzimi me të moshuarit mund të ndodhë si në familje ashtu edhe ne qendrat e përkujdesit social. Abuzimi nga kujdestarët është një nga format që po njihet edhe në Shqipëri. Ende nuk kemi fakte të mjaftueshme për ta paraqitur siç duhet fenomenin por në platformat ndërkombëtare, po zë vend gjithnjë e më shumë çështja si të mbrojmë të moshuarit vulnerabël nga abuzimi në kushtet e marëdhënies së besimit që është abuzimi më tipik dhe  më i rrezikshëm e që po le plagë më shumë në shoqëri”.

Ndonëse  të vetmuar, ata e gjejnë njëri-tjetrin në parqe e lulishte dhe përpiqen aq sa munden ti bëjnë qefin vetes, raporton rtsh.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori