LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup shënohet Java ndërkombëtare e infermiereve

Në Shkup shënohet Java ndërkombëtare e infermiereve

Në Maqedonido të shënohet sot Java e infermierisë me një aktivitet në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ”8 Shtatori”, në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, do të shpërndahen mirënjohje për personat mjekësor për sakrifikimin e tyre në punë. Tema për këtë vit është ”Zëri që udhëheq” (për infermieret) dhe ”Mamitë dhe nënat me familje – partnerë për jetë”.


Në aktivitet do të prezantohet edhe Shoqata e infermiereve, teknikëve dhe mamive. Përndryshe, kjo javë shënohet nga 5 e deri më 12 maj dhe është Javë ndërkombëtare./Telegrafi/