LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup realizohet ushtrim për simulim aksidenti në komunikacion

Në Shkup realizohet ushtrim për simulim aksidenti në komunikacion

Kryqi i Kuq i Bashkisë së Shkupit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), pasdite do të realizojnë ushtrime simuluese për fatkeqësi komunikacioni.

Aktiviteti do të mbahet te “City Mall”, ndërsa si shkak i fatkeqësisë është konsumimi i alkoolit nga ana e maturantëve, gjatë kohës së festimit të mbrëmjes së maturës.


Gjatë realizimit të ushtrimit, një korsi e rrugës do të jetë e bllokuar, pasi që do të vendoset një veturë që do të shërbej për ushtrimin.

Sipas Kryqit të Kuq, simulimi duhet të shërbej për të ngritur vetëdijen e të rinjve për sjellje të matur dhe të përgjegjshme, për moskonsumim të alkoolit dhe lëndëve mpirëse.

Në këtë ushtrim do të marrin pjesë 15 vullnetarë. /Telegrafi/