LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup organizohet punëtori për aplikim në fondet e BE-së

Në Shkup organizohet punëtori për aplikim në fondet e BE-së

Në OJQ Infoqendra që ndodhet pranë Qendrës kulturore rinore në Shkup, do të organizohet trajnim për përgatitje të propozim-projekteve dhe shfrytëzimin e mjeteve financiare nga fondet e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i trajnimit është përfitimi i njohurive për programet e BE-së për financimin e organizatave qytetare dhe përfitimi i aftësive për aplikim për këto programe.


Në punëtori do të marrin pjeë aktivistë nga organizatat qytetare nga më shumë bashkësi etnike, përcaktimi të ndryshëm si edhe nga sfera të ndryshme tematike./Telegrafi/