LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup organizohet forum për zhvillim rural rajonal në Evropën Juglindore

Në Shkup organizohet forum për zhvillim rural rajonal në Evropën Juglindore

Është vendosur një rrjet bashkëpunimi në sferën e zhvillimit rural të rajoneve të Evropës Juglindore (EJL), mbledhja e e parë e së cilës do të mbahet sot në Shkup, në kuadër të Forumit për zhvillim rural, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky bashkëpunim është vendosur në mes të Shoqatës së agro-ekonomistëve të Maqedonisë (SHAEM) në bashkëpunim me Fakultetin për shenca bujqësore dhe ushqim nëë Universitetin Kirili dhe Metodi (UKM) dhe Qendrës për hulumtime të politikave publike në Beograd.


Krijimi i këtij rrjeti është mbështetur nga Programi rajonal për mbështetje të hulumtimeve në Ballkanin Perëndimor, që udhëhiqet nga Universiteti i Friborgut, me mandat të dhënë nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC./Telegrafi/