LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup janë legalizuar mbi 63 mijë objekte

Në Shkup janë legalizuar mbi 63 mijë objekte

Në sektorin për kadastër në Shkup deri tani janë evidentuar 63.366 objekte të legalizuara. Në komunat e Shkupit rekorder sipas numrit të kërkesave të parashtruara nga fillimi i procesit është Komuna e Gazi Babës, ku është kërkuar status juridik për 18.800 ndërtime pa leje.

Për shkak të elaboratit jo të dorëzuar gjeodezik, administrata në atë komunë ka refuzuar 4.284 lëndë ose 23 për qind nga numri i përgjithshëm. Pozitivisht janë zgjidhur rreth 40 për qind, respektivisht 7.650 lëndë. Për 3.146 lëndë, megjithatë ende nuk është bërë mbikëqyrje për konfirmimin e situatës faktike në vendin e ngjarjes.

Në Strumicë, megjithatë nga deri tani gjithsej 12.500 kërkesa të parashtruara për legalizim të objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore deri në vitin 2011, janë zgjidhur pothuaj 4.500.

Nga sektori për urbanizëm pranë Komunës së Strumicës njoftojnë se ky intensitet i ngadalësuar i zgjidhjes së lëndëve ka të bëjë edhe me fuqinë në rënie pagesore të qytetarëve. Siç thonë, kanë dhënë pajtueshmëri urbanistike dhe llogari, por me muaj dhe vite qytetarët nuk vinë t’i paguajnë dhe t’i marrin.

Krahas Gazi Babës në Shkup më së shumti kërkesa për legalizim janë parashtruar në Kisella Vodë, Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe Çair. Ndërsa nga qytetet tjera në Kumanovë, Prilep dhe Shtip.