LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup hapet Panairi i punësimit dhe karrierës

Në Shkup hapet Panairi i punësimit dhe karrierës

Nga sot, në fakultetin teknologjik-metalurgjik të Shkupit hapet Panairi për punësim dhe karrierë, që organizohet nga organizata studentore BEST, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në panair studentët mund të informohen për gjithçka që ofrojnë kompanitë pjesëmarrëse, si edhe për vendin e mundshëm të punës ose të praktikës. Ndërksa kompanitë kanë mundësi që të takohen me punëtorët e mundshëm të tyre.

Nga organizata BEST thonë se kanë për qëllim që të afrojnë ambiciet e studentëve te kompanitë dhe të jenë pjesë e hapit të tyre afër karrierës. Panairi do të jetë i hapur deri më 12 prill./Telegrafi/