LAJMI I FUNDIT:

Në Serbinë pro-Kremlin, rusët liberal kërkojnë shpëtim nga Vladimir Putini

Në Serbinë pro-Kremlin, rusët liberal kërkojnë shpëtim nga Vladimir Putini

Në një shesh qendror të Beogradit, dhjetëra rusë ishin mbledhur për të kundërshtuar luftën e presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, duke mbajtur fotografi të të burgosurve politikë nga vendi i tyre.

Përtej sheshit, një billbord reklamon medien ruse të propagandës RT e njohur si Russia Today, e cila ka hapur portalin e lajmeve në Serbi, por është i ndaluar në vendet evropiane. Portretet “heroike” e një Putini me gjoks të zhveshur dekorojnë bluzat, suveniret, filxhanët e kafesë ose është i pikturuar në muret e qytetit.


Këto imazhe kontradiktore pasqyrojnë marrëdhëniet komplekse midis Rusisë dhe Serbisë, deri sa kjo e fundit dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Vendi sllav është aleati më i afërt i Moskës në Evropë, me lidhje historike, fetare dhe kulturore që forcohen nga fushatat e propagandës politike të Kremlinit. Rusia mbështet pretendimin e Serbisë mbi Kosovën dhe në anën tjetër Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

Gjatë vitit të kaluar, rreth 200 mijë rusë kanë vërshuar Serbinë, të cilët kërkojnë një jetë të re pa presionin e bërë nga Kremlini.

“Këtu në Beograd, ne nuk perceptohemi me armiqësi dhe kjo do të thotë shumë. Kam folur me shumë serbë këtu, kur më pyesin se çfarë po bën këtu, unë u them se ne jemi kundër Putinit dhe për një Rusi demokratike dhe natyrisht jemi kundër luftës në Ukrainë”, thotë Anastasia Demidova për Associated Press, e cila ka ardhur tre muaj më parë nga Moska.

Të tjerë thonë se u larguan për të mos u prekur nga sanksionet perëndimore që kanë dëmtuar bizneset e tyre.

Si rezultat, rusishtja mund të dëgjohet të flitet kudo në Beograd, një qytet me rreth dy milionë banorë. Restorantet dhe baret në pronësi ruse kanë filluar të krijohen. Ndërmarrjet private ruse janë rritur si kërpudha, veçanërisht në sektorin e teknologjisë. Fluksi i rusëve ka çuar në rritjen e çmimit të patundshmërive.

Disa serbëve kjo i kujton valën e rusëve që ikën nga Revolucioni Bolshevik më 1917 dhe shumë nga ata që qëndruan në këtë vend lanë gjurmë.

Këta rusë, megjithatë, po mbajnë lidhje me vendin e tyre, duke përfshirë ato financiare. Ndryshe nga paraardhësit e tyre, ata nuk mund të shkojnë në Perëndim për shkak të sanksioneve dhe ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet më të pasura të Evropës.

Të sapoardhurit rusë thonë se ende mund ta ndiejnë ndikimin e egër të Kremlinit, veçanërisht kur bëhet fjalë për pëlqyeshmërinë që serbët kanë për Putinin, nëpërmjet medieve propaganduese si RT dhe Sputnik.

Aktivisti rus Petar Nikitin e quan atë një “përpjekje të koordinuar propagandistike” qw erdhi për herë të parë në Serbi në fillim të viteve 2000.

“Në atë kohë, ky admirim për Qeverinë ruse ishte shumë më margjinal dhe e pashë të rritej në mënyrë eksponenciale. Rusët që erdhën së fundmi, të cilët nuk dinin shumë për Serbinë më parë, po shumë prej tyre më thanë se ishin krejtësisht të tronditur kur panë këtë adhurim, veçanërisht të Putinit dhe këtë imazhe të Rusisë që është plotësisht e ndarë nga realiteti”, thotë Nikitin.

Moska e ka rritur këtë ndjenjë në mediet pro-ruse duke ushqyer zemërimin serb me Perëndimin për Kosovën pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990. Refuzimi i Serbisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka mbështetjen e Moskës – një nga arsyet pse Beogradi mban marrëdhënie miqësore me Putinin dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore.

Zyrtarët perëndimorë kanë rritur presionin ndaj presidentit Aleksandar Vuçiqit për të bërë një kthesë vendimtare nga Moska, nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkim Evropian. Ata kanë frikë se Rusia mund të shkaktojë telashe në Ballkan përmes përfaqësuesve të saj serbë, me qëllim të shmangies së vëmendjes ndërkombëtare nga Ukraina.

Kohëve të fundit, kontraktori ushtarak privat rus Wagner Group ka publikuar reklama në RT në gjuhën serbe me qëllim të rekrutimit të qytetarëve nga ky vend për të luftuar në Ukrainë. Është e paligjshme që serbët të marrin pjesë në konflikte jashtë vendit, megjithëse shumë paramilitarë i janë bashkuar separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore.

Në pronësi të oligarkut që ka lidhje me Putinin, Yevgeny Prigozhin, Wagner ka marrë një rol aktiv në Ukrainë dhe gjithashtu ka dërguar mercenarët e tij në disa vende afrikane. Muajin e kaluar, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet zhvilloi bisedime me Vuçiqin për të shprehur shqetësimet rreth aktiviteteve të Wagnerit në Serbi.

Nikitin, aktivisti rus i cili ka formuar një grup të quajtur “Komuniteti Demokratik Rus”, i është bashkuar një avokati serb për të ngritur një padi që kërkon hetim për grupin mercenar. Kjo çoi në rritjen e kërcënimeve kundër rusëve më liberalë nga organizatat serbe të krahut të djathtë me lidhje të ngushta me Wagnerin dhe Moskën.

“Kërcënimet që ka marr direkt dhe nëpërmjet postës janë të formuluara me mjaft kujdes – ato janë mjaft të dukshme. Ato janë të llojit ‘largohuni nga Serbia’ deri te fyerjet që përfshijnë familjen time”, tregon Nikitin.

Ai thotë se bashkatdhetarët e tij me mendje më liberale në Serbi janë të etur të tregojnë se nuk e mbështesin luftën e Putinit.

“Ne duam të jemi shumë të hapur për atë se kush jemi dhe pse mbajmë pikëpamjet që mbajmë”, thotë ai.

Artem, një zhvillues webi 33-vjeçar nga Shën Petersburgu, tha se ai erdhi në Serbi me gruan e tij pasi filloi lufta më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Duke folur në një bar të Beogradit që është një qendër jozyrtare për rusët më liberalë – fjalëkalimi i WiFi është “Nowar2402”, Artem thotë se po ndihmon refugjatët ukrainas në Serbi përmes fushatave në internet, duke ofruar informacion se si të filloni një jetë të re.

“Largimi nga Rusia ishte një lloj proteste sepse nuk isha i pajtimit me luftën. Lufta për mua nuk është një përgjigje për asgjë”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori