LAJMI I FUNDIT:

Në seancën publike të ASHMAA-së u diskutua për çështjet gjinore

Në seancën publike të ASHMAA-së u diskutua për çështjet gjinore

Agjencia e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) e mbajti mbledhjen e fundit publike për vitin 2019.

Me këtë rast, drejtori Zoran Trajçevski, i prezantoi veprimtaritë e realizuara sipas Planit vjetor të punës në tremujorin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Thekst të veçanti iu kushtua pështjeve gjinore në media. Organizata “Koalicioni Margini” e prezantoi “Udhëzuesin për gazetarët”, qëllimi i së cilës është të bëhet burimi kryesor i gazetarëve që dëshirojnë të punojnë tema mediale për personat transgjinorë, qartë dhe kuptueshëm.

Vlerësimi i përgjithshëm është se televizionet, mediat e shtypura dhe pjesa më e madhe e mediave online me nam informuan në mënyrë korrekte dhe profesionale për “Skopje Pride 2019”.

Megjithate, në seancë u tha se ka ende ngecje në dënimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor./Telegrafi/