LAJMI I FUNDIT:

Në rrugën drejt integrimit në BE, Kosova ka disa pengesa

Në rrugën drejt integrimit në BE, Kosova ka disa pengesa

Rruga e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europain do të jetë e vështirë dhe e komplikuar. Reformat e brendshme dhe problemet me njohjet ndërkombëtare janë sfidat më të cilat Kosova do të përballet në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në BE-vlerësojnë njohës të këtyre proceseve.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) e hyrjes së saj në fuqi me 1 prill
dhe rekomandimit për heqjen e vizave për kosovarë, vendi synon që brenda një periudhe tre vjeçare të aplikojë dhe të marrë statusin e vendit kandidatë për anëtarësim në BE.


Një gjë të tillë e ka përmendur ditë më parë ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku.

Lidhur me këtë, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GSPJ), ka thënë se marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE, kërkon reforma të thella në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit, sikurse reforma që dalin nga marrëveshja e MSA-së.

“Duhet bërë e qartë se procesi i kandidimit për të marr statusin e vendin kandidat lidhet thellësisht me progresin që bënë Kosova për të adresuar reformat kryesore që rrjedhin prej MSA-së, e shumë prej këtyre reformave kërkojnë ndryshime të thella substanciale, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit”, ka thënë Korenica për lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova para caktimit të datave për aplikim, duhet bërë agjendë të qartë për t’i zbatuar reformat e kërkuara. Sipas tij, ky proces nuk është i njëanshëm dhe, se ç’do gjë duhet bërë në agjendë të përbashkët me BE-në dhe Komisionin Europian.

“Para se Kosova të bëjë caktimin e datave për aplikim, ndoshta është mirë të bëhet një agjendë e qartë për të adresuar reformat e kërkuara dhe për ta bindur BE-në se ne jemi një vend serioz që është në gjendje t’i përmbush kriteret kryesore që gjenden në fazën e paraanëtarësimit”, ka thënë Korenica.

Në bazë të marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 të nënshkruar në Bruksel nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiq, ishte rënë dakord që Kosova të anëtarësohej në nisma rajonale.

Gjithashtu, edhe BE kishte gjetur një pajtueshmëri që në disa procese të integrimit, siç është MSA, por në edhe rastin e liberalizimit të vizave me zonën Schengen, Kosova të ketë qasje, por pa u paragjykuar statusi, si lehtësim për ato pesë shtete anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Por, kjo duket se nuk do të vlejë edhe në rastin e marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE.

Njohësi i proceseve të integrimeve evropiane, Plator Avdiu, thotë se mosnjoha e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, (Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro) mund ta komplikojë rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit.

Ai ka thënë se në bazë të rregullave aktuale, aplikimi i një vendi për anëtarësim në BE, shqyrtohet dhe vendoset në mënyrë unanime nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, në Këshillin e BE-së dhe kjo mund të paraqesë probleme për Kosovën.

“Sipas rregullave aktuale, nëse një shtet paraqet aplikacionin për anëtarësim në BE, atëherë kjo shqyrtohet dhe vendoset në mënyrë unanime nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, në Këshillin e BE-së. Kjo mbase e komplikon situatën në rastin e Kosovës për shkak se aty janë pesë shtete që nuk e njohin Kosovën dhe potencialisht mund të kundërshtojnë ose votojnë kundër aplikimit të Kosovës në këtë organizatë”.

“Edhe për statusin e vendit kandidat vendoset në mënyrë pothuajse të njëjtë nga Këshilli, pasi të rekomandojë Komisioni Evropian dhënien e statusit kandidat një shteti përkatës. Kjo nënkupton që gjasat janë bukur të vogla për të arritur këtë qëllim. Sidoqoftë, institucionet e vendit duhet të fokusohen më shumë në lobimin për njohjen e vendit nga pesë shtetet e BE-së përmes partneritetit me shtetet mike në BE për të zhbllokuar rrugën e integrimit në BE”, ka vlerësuar Avdiu./lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori