Nga: Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri, botuar te Kalendari Kombiar, 1911)
Në mes të kaq rreziqeve, që kanë rrethuar kombin, kemi dhe rrezikun, që shumë fëmijë shqiptarë nuk dinë gjuhën tonë.
Kemi parë shumë djem, që janë prej mëme dhe babai shqiptar dhe s’dinë gjuhën shqip! Qysh t’i themi kësaj pune, që të jetë njeriu prej gjak shqiptari e të mos dijë gjuhën e tij! Qysh të mos na vijë keq për ata të gjorë, që pse kanë lindur larg mëmëdheut, nuk e dinë shqipen? Po i kujt është faji i kësaj të vështire?
Faji ësht’ i atyre prindërve që s’u flasin shqip fëmijëve. Këta prindër pandehin se është më qibar të flasë njeriu turqisht a greqisht me djemtë dhe kështu nuk mendohen gjatë, se, duke mos ditur gjuhën, rriten pa ndonjë dashuri për mëmëdheun’ e tyre; dhe kur s’ka njeriu dashuri për kombin e vet, s’mund të ketë as për mëmën, as për baban’ e tij.
Këtyre prindërve u themi se djemt’ e tyre greqishten dhe turqishten e kanë mësuar kurdoherë në shkollë, po shqipen më s’e mësojnë dot, po qe se nuk e nxënë, kur janë të vegjël.
Këtyre prindërve u rrëfejmë, për shembull, kombet e huaj: s’ka djal’ inglizi, francezi a italiani, që të mos dijë gjuhën e prindërve apo të vendit të tyre. Pse edhe ne të mos nderojmë dhe të mos duam gjuhën tonë?
Këta djem janë të humbur për ne! Se ç’shpresë mund të kemi nga ata? Edhe kështu, po humbasim çdo mot një tok njerëz, që shumë herë mund t’i bëjnë shërbime të mëdhenj kombit. Shumë herë kam dëgjuar shqiptarë, që s’dinë gjuhën e tyre dhe që mallkojnë prindërit, pse s’u kanë mësuar shqipen, kur ishin të vegjël.
Pra, mëmat dhe etërit le të mendohen mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRileximi i mërzitshëm i “Uliksit”!
I kanë thënë të mençurit...
"Universiteti i Durrësit i vitit 1380 - i pari universitet në Ballkan"
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Bretkosa nobelisti Mo Yan dhe klithmat e fëmijëve të vrarë në barkun e nënave!
Filmi i vitit 1974 i cili sot është më aktual se dikur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi