Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takim mes kryetarit të komunës dhe drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, ku është diskutuar mbi ecurinë e projektit të rindërtimit të kadastrit, një proces i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve pronësore të trashëguara ndër dekada.

Ky projekt, që po zbatohet aktualisht në zonat kadastrale të Fortesës dhe Ratkocit, përfshin matjet në terren, zyrtarizimin e gjendjes faktike dhe adresimin e trashëgimive të paformalizuara, transmeton Telegrafi.


Qëllimi është rikthimi i sigurisë juridike mbi pronën si bazë për zhvillim të qëndrueshëm.

Për të lehtësuar qasjen e qytetarëve, operatori ekonomik ka hapur zyra lokale në këto dy zona. Komuna dhe Agjencia Kadastrale u kanë bërë thirrje banorëve që të bashkëpunojnë me ekipet, të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të jenë pjesë aktive e procesit. /Telegrafi/