LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK pacientëve u është bërë CT-ja pa kontrast (Video)

Në QKUK pacientëve u është bërë CT-ja pa kontrast (Video)

Musa Hakiqit i është dashur të vijë nga Podujeva për të bërë një ekzaminim radiologjik, por nuk arriti të kryejë punë si duhet.

Në Klinikën e radiologjisë i treguan se ka mungesë të një materiali harxhues që quhet kontrast, e që nevojitët për të bërë CT abdominale, raporton KTV. Pas insistimit të tij, mjekët vendosën ta ekzaminojnë pa e aplikuar atë, ndonëse e dinë se kjo mënyrë e trajtimit nuk është e plotë.


Derisa Hakiqi do të presë për të marrë rezultatin, i cili mund të mos jetë përfundimtar, radiologu thotë se nga kjo nuk rrezikohet jeta e pacientit. Kelmendi thotë se gjenden në një udhëkryq, ku duhet zgjedhur mes dy të këqijave nga faji i tyre, kur i referohet mungesës së theksuar të materialeve të nevojshme.

Mungesa e barnave e materialit harxhues në QKUK ka vështirësuar punën e mjekëve. Ndonëse janë bërë kërkesa të vazhdueshme në klinikën e radiologjisë tash e disa muaj mungon kontrasti.

Ministria e Shëndetësisë, e cila ka marrë të menaxhojë buxhetin nga fillimi i këtij viti nuk ka arritur të plotësojë kërkesat për furnizim. Gjatë ditës nuk kanë qenë në gjendje të japin përgjigje derisa vetë ministri shpesh e ka quajtur problem të krijuar pa nevojë.