Në QKUK dhe spitale të përgjithshme po trajtohen 26 pacientë me coronavirus, dy në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raportit të punës më datën 24 qershor 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 89 pacientë.
Sipas këtij raporti 26 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 65 janë me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë:12 të konfirmuar me COVID-19 53 me oksigjeno-terapi 1 në gjendje të rëndë Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientëNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 23 pacientë1 në gjendje të rënduar 14 të konfirmuar pozitivë 12 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 2 pacientë Spitali i Gjakovës, 2 pacientë Spitali i Pejës, 5 pacientë Spitali i Gjilanit, 12 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë. /Telegrafi/





















































