LAJMI I FUNDIT:

Në Qeverinë e Maqedonisë takim me ekipet për shpëtim që ndihmuan në Shqipëri

Në Qeverinë e Maqedonisë takim me ekipet për shpëtim që ndihmuan në Shqipëri

Zëvendëskryeministrat Oliver Spasovski dhe Bujar Osmani, si dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferoski, në prani të ambasadorit shqiptar në vend, Fatos Reka, sot në Qeveri iu falënderuan forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, të cilët me vendim qeveritar ishin dërguar në Shqipëri pas tërmetit katastrofal.

Ekipet e Maqedonisë mbi 72 orë punuan në detyra komplekse për t’iu ndihmuar autoriteteve lokale në shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti dhe pastrimin e terrenit.

“Jemi të pikëlluar dhe bashkëndjejmë me të gjithë të goditurit në këtë tragjedi katastrofale, por edhe jemi krenarë për ekipet tona të cilët treguan profesionalizëm kulminant dhe iu ofruan ndihmë atyre të cilëve u nevojitej. Angazhimi juaj nuk do të harrohet asnjëherë si dhe fakti se çdoherë mbetemi me dorë të shtrirë për mbështetje për fqinjët tanë”, tha në takim ministri Spasovski.


Siç theksoi zëvendëskryeministri Osmani, fotografitë nga Shqipëria nuk mund ta lënë indifirent askënd.

“Me të vërtetë pashë se ju punuat në rrethana të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme për jetë me qëllim që t’u ndihmoni të pësuarve. me atë ju treguat edhe imazhin e vërtetë të shtetit në në thelbin e të cilit është solidariteti dhe ndihma”, theksoi Osmani.

Drejtori i DMSH-së, Xhaferoski, ndërkaq, theksoi se e tërë shoqëria është krenare me profesionalitetin e këtyre ekipeve të cilat gjatë viteve të kaluara i trajnuan t’u përgjigjen sfidave si reagim adekuat ndaj të gjitha katastrofave natyrore.

Ambasadori Reka, në emër të Qeverisë në Tiranë, shprehi falënderim të madh për ndihmën e ofruar dhe për gjithçka që ishte ofruar në një situatë mjaft të rëndë për popullin shqiptar.

Sipas liderit ekipor të forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, Ivica Naumovski ekipi nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, i kombinuar nga shpëtimtarë, minatorë, zjarrfikës dhe persona të tjerë profesionistë, në terren treguan gatishmëri për t’u përballur me një mision të vështirë. Ai në emër të të gjithë anëtarëve të ekipit shprehi ngushëllime për të gjithë viktimat në tërmetin katastrofal.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori