Në pritje të zyrtarizimit të Theo Hernandezit te Milani

324:"CHICAGO, IL - AUGUST 02: Theo Hernandez #15 of Real Madrid controls the ball against the MLSAll-Stars during the 2017 MLS All- Star Game at Soldier Field on August 2, 2017 in Chicago, Illinois. Real Madrid defeated the MLS All-Stars 4-2 in a shootout following a 1-1 regulation tie. (Photo by Jonathan Daniel/Getty Images) 12:"Getty Images
Real Madridi do ta lejojë huazimin e Theo Hernandezit te Milani me opsionin e blerjes - bën të ditur Sky Sport Italia.
Mbrojtësi i majtë ishte takuar ditë më parë me drejtorin Paolo Maldini në Ibiza dhe burime të ndryshme pohojnë se ai do të kalojë në San Siro.
Hernandez sapo është kthyer nga huazimi te Real Sociedadi, mirëpo nuk ka vend në skuadrën e Zinedine Zidane.

Fillimisht, ishte pritur huazimi 'i thatë' i 21-vjeçarit, mirëpo tash Sky Sport Italia njofton se do të përfshihet edhe opsioni i blerjes për 18-20 milionë euro në fund të sezonit.
Ka mbetur të sqarohen vetëm disa detaje para se të zyrtarizohet marrëveshja ndërmjet dy klubeve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































