LAJMI I FUNDIT:

​Në Prishtinë sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

​Në Prishtinë sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
Foto: Arkiv/Ilustrim

Sot në Prishtinë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, nga ora 08:00 deri në 19:00 në sallën 1 Tetori.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook shkruan se grupet me prioritet për vaksinim janë: punëtorët shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të dobësuar.


Ndërkaq, një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër gripit sezonal.

“Kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor dhe fëmijët me indikacione shëndetësore.

Koha për vaksinim është tani sepse vaksina ju mbron juve dhe njerëzit përreth nga gripi sezonal si dhe e ul ngarkesën e sistemit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftim.

Sipas MSH-së, secila komunë do të informojë qytetarët e saj për oraret dhe qendrën e vaksinimit kundër gripit sezonal. /Telegrafi/