LAJMI I FUNDIT:

Në prag të dorëheqjes!

Njeriu në jetën e vet që e ka për ta jetuar duron shumë, si gjëra të mira ashtu edhe nga ato të këqijat. Mundohet që ti përballojë duke i mbuluar me të mirat, mirëpo kur mblidhen shumë dhe mbushet kupa nuk i zë as kusia me kapak, atëherë ato fillojnë të gurgullojnë dhe mandej duhet të bësh diçka…

Mënyra më e mirë për të vepruar mendoj që është dorëheqja ose thënë ndryshe largimi nga detyra apo nga posti aktual. Ky gjest sipas meje është një shpëtim nga shumë përgjegjësi që mundë të ju ngarkojnë në të ardhmen, një shpëtim nervash, një shpëtim i plot arsyeve të tjera.


Abraham Linkoln, ish- President i SHBA-ve, ka thënë: “Nëse doni të provoni karakterin e një njeriu, jepja atij fuqinë për të vepruar ose pushtetin”.

Kjo thënie për mua është shumë domethënëse, të mëson shumë gjëra, të mëson se si të punosh se si të veprosh. Mirëpo tek ne kjo thënie keqpërdoret dhe përkundrazi tek ne kjo thënie merr krejtësisht kahje të kundërt.

Personat të cilët tek ne vijnë në (fuqi, pushtet apo poste) bëhen DIKTATORË ato duan të sundojnë në çdo gjë dhe mos u japin liri veprimi të tjerëve, marrin mbi supe shumë përgjegjësi që aspak nuk u takojnë dhe nuk munden të dalin në krye.

Të nderuar lexues, të nderuar prindër, të nderuar bashkëkombës, të nderuar politikan, shokë, miq, vëllezër e motra. Mos praktikoni një gjë të tillë se jemi duke humbur në të gjitha lëmijtë qofshin shoqërore, qofshin politike, qofshin arsimore, shëndetësore apo kulturore. Lëshoni pe, sepse ka njerëz të mençur që ua mbani të uzurpuara vendet e tyre të cilët mundë të na nxjerrin prej një situate të ngecur, lëshoni vendet gjeneratave të reja të cilët janë shkolluar, lëshoni vendet fëmijëve tuaj për të cilët ju keni harxhuar për t’i edukuar, për t’i kulturuar se si të punojnë që të bëhen ZOT të vetvetes, familjes dhe shoqërisë kombëtare.

Jemi në një kolaps që kurrë më parë nuk ka ndodhur duke patur të gjitha kushtet e duhura dhe mundësitë për veprim. Dita ditës po zhytemi në borxhe nga mendjemadhësia, nga shpresa se do bëhet mirë duke ndenjur duart kryq, si thotë populli duke jetuar me hualaja (fantazma).

Ju të nderuar prindër, politikanë, të nderuar mjeshtër të moshuar, keni në mendje se meritat u takojnë dhe gjithmonë do u takojnë vetëm juve që keni arritur të bëni deri sot për fëmijët, popullin tuaj, për ato që keni ndërtuar, mbjellë e investuar. Tani nuk ju ngelet asgjë tjetër vetëm e vetëm ta shijoni jetën që u ka ngelur për ta jetuar, jetojeni dhe shijojeni çdo fryt të jetës për të cilën keni punuar mjaftë.

Tani mos u mundoheni të bëheni DIKTATORË, mos i lakmoni Hugo Chavez-it, Kim Jong II, Hosni Mubarak-ut, Muammar Gaddaf-it, etj., të cilët kanë sakrifikuar shëndetin e disa jetën e tyre pa patur nevojë! Mos e sillni punën deri në këto gjendje.

Hallet dhe dertet kurrë nuk kanë të mbaruar, mirëpo i tejkalojmë me dialog bashkërisht duke marrë parasysh idetë e të rinjve, këshillat nga edukata arsimore dhe shembujt e gabimeve qofshin tonat qofshin të të tjerëve.

Njeriu në jetë dy herë bëhet fëmijë, kur lind dhe kur plaket.
Të jetojmë një jetë me shëndet e lumturi, se të tjerat vijnë e shkojnë dhe kurrë nuk mjaftojnë.

(Autori ehte diplomat i diplomuar