LAJMI I FUNDIT:

Në Podujevë u përuruan shtatoret e katër dëshmorëve

Në Podujevë u përuruan shtatoret e katër dëshmorëve

Në 21-vjetorin e rënies së dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, sot në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë u bë përurimi i shtatoreve të tyre.

Në praninë e shumë qytetarëve, në këtë ceremoni solemne, morën pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuqi, ish-Komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, deputetë dhe anëtarë të qeverisë së Kosovës, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe shoqatave të dala nga lufta.


Në, fjalën e tij, me rastin e përurimit të këtij monumenti, kryetari Veliu  tha se “shtatoret që po përurojmë sot nuk janë vetëm shenjë përkujtimi për një periudhë të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të historisë së vendit tonë. Ato, mbi të gjitha duhet të na shërbejnë si udhërrëfyes për të ardhmen tonë”.

“Rënia në altarin e lirisë është sakrifica më e madhe që mund ta bëj një njeri, është niveli më i lartë i altruizmit.  Ne nderojmë veprën e heronjve jo vetëm me fjalë, me ngritje përmendoresh e solemnitete si ky, por me punën tonë e cila udhëhiqet nga dëshira për t’ju përgjasuar sadopak atyre”, tha Veliu, raporton Telegrafi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Kadri Veseli është ndjerë i emocionuar kur ka parë përmendoret e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës dhe Ilir Konushevcit, në qendër të qytetit të Podujevës.

“Ato bartin një mesazh të madh për gjeneratat e reja që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Bartin mesazhin se si punohet, luftohet e sakrifikohet për atdheun. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vepra më sublime që ka krijuar populli ynë në histori”, ka thënë Veseli.

Për veprën e Zahir Pajazitit dhe bashkëlufëtarëve të tij, foli edhe ish-Komandanti i Zonës Opërative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori