LAJMI I FUNDIT:

Në Piramidat e Gizës zbulohet varri i lashtë 4500-vjeçar

Në Piramidat e Gizës zbulohet varri i lashtë 4500-vjeçar

Arkeologët që punojnë pranë piramidave të Gizës kanë zbuluar një varr të lashtë egjiptian që daton rreth vitit 2500 para Krishtit. Aty futeshin arkivolet me trupat e zyrtarëve të lartë.

“Gjetja përfshin një varr familjar me gur gëlqeror nga dinastia e pestë e Egjiptit, që përfshin periudhën nga shekulli 25-të deri në shekullin e 24-të p.e.s.”, tha Ministria e Antikiteteve.

Në varr ndodheshin dy mumie. Behnui-Ka që mbajti shtatë tituj gjatë asaj periudhës, përfshirë të priftit dhe gjykatësit, si edhe Nwi, i njohur si ‘shefi i shtetit të madh’ dhe pastruesi i faraonit Khafre.

Khafre, i cili ndërtoi dy nga tri piramidat e famshme të Gizës, besohet të ketë mbretëruar për rreth 25 vjet.

Arkeologët gjithashtu gjetën objekte të ndryshme në varr, përfshirë një statujë gëlqerore të njërit prej burrave, gruas dhe djalit të tij. /mapo/