LAJMI I FUNDIT:

Në PE “vënë në pah” se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Në PE “vënë në pah” se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë veç me Serbinë, një raporti të Parlamentit Evropian për Serbinë i janë shtuar edhe amendamente në të cilat ngritët “shqetësimi” rreth qasjes së Serbisë në raport me Kosovën.

Në këtë drejtim, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, është “vënë në pah” fakti se Serbia e ka shkelur marrëveshjen mes dy vendeve duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.


Po sipas mediave serbe, disa amendamente të tjera janë dorëzuar në raportin prej 104 pikash, i cili është miratuar nga Komisioni për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili do të diskutohet në seancën plenare.

Dhe në amendamentin e tyre, të Gjelbrit kërkojnë të “shprehin keqardhjen” sepse Serbia ka shkelur marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mbi të gjitha Marrëveshjen e Ohrit, gjatë votimit “kundër” pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke bojkotuar zgjedhjet lokale në veri të Kosovës gjë “e cila u orkestrua në Beograd”, si dhe duke frikësuar politikanët opozitarë serbë në atë kontekst.

Raporti i deputetit të Parlamentit Evropian, Vladimir Bilçik për Serbinë do të jetë në rendin e ditës të këtij institucioni të martën, kur deputetët do të diskutojnë tekstin e raportit me 104 pika, si dhe 11 amendamentet e sapodorëzuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori