LAJMI I FUNDIT:

Në Paris u prezantua një çantë futuriste që është ‘pothuajse’ më e lehtë se ajri

Në Paris u prezantua një çantë futuriste që është ‘pothuajse’ më e lehtë se ajri

Një çantë futuristike që është ‘pothuajse’ më e lehtë se ajri u prezantua këtë javë gjatë Javës së Modës në Paris.

Çanta është e përbërë nga një nanomaterial unik, që është njëherësh materja e ngurtë më e lehtë në planetin Tokë, shkruan Metro.co.uk.


E krijuar në bashkëpunim me stilistët Sebastien Meyer dhe Arnaud Vaillant dhe nga profesori Ioannis Michalous, çanta “Coperni Air Swipe” është krijuar nga materiali ‘aeroxheli’.

View this post on Instagram

A post shared by coperni (@coperni)

Kjo substancë, e krijuar nga NASA dhe e përdorur nga agjencia hapësinore për të mbledhur pluhurin yjor, përbëhet me 99 për qind ajër dhe 1 për qind xham, por është një mijë herë më pak i dendur se qelqi.

Edhe pse është delikate për t’u parë – që i ngjan një reje – aeroxheli silicë është çuditërisht i fuqishëm. Jo vetëm që mund të përballojë temperaturat deri në 648 gradë Celsius. /Telegrafi/