LAJMI I FUNDIT:

Në Ohër do të vendosen pajisje të lëvizshme urbane, Petsakov: Nuk shkelim rekomandimet e UNESCO-s

Në Ohër do të vendosen pajisje të lëvizshme urbane, Petsakov: Nuk shkelim rekomandimet e UNESCO-s

Ohri po përgatitet për sezonin e verës, ndërsa për të mirëpritur turistët këtë vit në bregun e liqenit po vendosen pajisje urbane. Do të vendosen pajisje të lëvizshme urbane, thotë kryetari i Ohrit, Kiril Petsakov, i cili shton se kjo nuk është në kundërshtim me rekomandimet e UNESCO-s.

Ai thotë se kanë punuar shumë për të përmbushur rekomandimet e UNESCO-s duke prishur të gjitha platformat në liqen dhe pajisjet urbane do të jenë të lëvizshme që të hiqen lehtësisht.


Profesori universitar Naum Marinoski thotë se urbanizimi i zonave të banuara rurale do të ishte zgjidhje për ndërtimet pa leje. Ai shton se kjo është baza që të mos ketë ndërtime pa leje dhe të mbrohet vendi.

Në shtator, UNESCO do të vendosë nëse Liqeni i Ohrit do të bëhet një trashëgimi botërore e rrezikuar apo nëse do të japë një afat shtesë për përmbushjen e 19 rekomandimeve të bëra disa vite më parë.