Në Obiliq u mbajt ligjërata për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Komuna e Obiliqit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta Vita”, kanë mbajtur ligjëratë për muajin e ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Komuna e Obiliqit, në bashkëpunim me Shoqatën “Jeta Vita”, organizoi një ligjëratë informuese në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e Gjirit, të njohur si Tetori Rozë.
Ky aktivitet mblodhi gra nga komuna e Obiliqit dhe u shoqërua me diskutime rreth rëndësisë së parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Hapjen e këtij takimi e bëri Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Blerona Shabanaj Mehmeti, e cila falënderoi pjesëmarrëset dhe theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit: “Ndërgjegjësimi është fuqi.
Në këtë muaj, që njihet si Tetori Rozë, le të jemi të gjithë së bashku në mbështetje të grave, vajzave dhe motrave që janë diagnostifikuar dhe po luftojnë me këtë sëmundje.”
Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi lartë përkushtimin e organizatorëve në ngritjen e vetëdijes për sëmundjet e rënda si kanceri.
Ai theksoi angazhimin e komunës për të përmirësuar vazhdimisht sektorin shëndetësor dhe për të mbështetur programet që ndihmojnë parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e kancerit.
Në takim, një fjalë rasti mbajti edhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal, e cila theksoi se institucionet e komunës do të vazhdojnë përpjekjet për të avancuar shërbimet shëndetësore dhe për të subvencionuar personat e prekur nga sëmundje të rënda, me fokus të veçantë në sëmundjet kancerogjene.
Dr. Arben Bislimi, Kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Dr. Arta Kameri Jusufi, Onkologe Radioterapeute, dhe Dr. Nafije Latifi nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita”, mbajtën ligjërata vetëdijësuese për shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit dhe mënyrat e parandalimit.
Për të përmirësuar qasjen në shërbimet mjekësore, gratë e Komunës së Obiliqit do të përfitojnë shërbime falas të mamografisë. Ato mund të caktojnë termine çdo ditë pune nga ora 07:00 deri në 13:00 në numrin 044-401-422. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa