Në një objekt në Istog gjenden 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike, rasti po hetohet

Gjatë kontrollit në një objekt janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhu më 18.06.2025 rreth orës 14:20, në Istog.
Tutje në raport nuk bëhet e ditur për persona të dyshuar apo të arrestuar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
“ Istog / 18.06.2025 – 14:20. Raportohet se gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 4 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































