Reperja e njohur shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi, sapo ka publikuar një bashkëpunim me partnerin e saj, reperin Mozzik.

“Rosenkrieg” mban titullin kënga e dyshes, e cila për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube.


Ajo pak pas lansimit të këngës së re ka dhënë një intervistë për revistën Grazia, ndonëse rrallëherë është e pranishme në media.

Screenshot 4 32 Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Si pjesë e intervistës, 25 vjeçarja kompletoi disa fjali duke zbuluar detaje të përditshmërisë së saj dhe për karrierën e një gruaje në industrinë e muzikës rap.

Më poshtë mund t’i zbuloni përgjigjet e saj:

Unë nuk do të dal nga shtëpia pa: celular, para dhe duke e ditur se kur do të kthehem në shtëpi, kur të keni një familje, kjo është absolutisht e rëndësishme. Kjo kritikë më formoi më shumë: gratë nuk kanë vend në rap. Nuk është kështu. Në jetë dua që të arrij të jem një: familje të madhe, mundësisht pesë fëmijë. Ajo që më bën të lumtur është: të kaloj më shumë kohë me familjen dhe të jem në gjendje të bëj pikërisht atë që më pëlqen ta bëj. Kështu ka ndryshuar stili im që kur jam bërë nënë: Ndonjëherë vishem shumë lirshëm, herë përsëri më ‘cool’, herë si grua. Më pëlqen. Jeta ime pa muzikë duket: E thjeshtë dhe e lehtë: Bosh. Gjëja e parë që bëj në mëngjes është: ngrihem me vajzën time çdo mëngjes. Kohë vajzash. Kjo më formoi në veçanti: Padyshim lindja e vajzës sime, por edhe vdekja e babait tim. Dhe kënga ime “Sonnenbrille”. Idoli më i madh: vetvetja – natyrisht. Ky është pasioni im i fshehtë: takat e larta. Blej mjaft, kurrë nuk i mbathë ato (qesh). Unë jam një fanse e madhe e këpucëve të rrafshëta.

Mozzik dhe Loredana u rikthyen bashkë gjatë vitit të kaluar dhe kanë së bashku një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/