Një 22 vjeçare me probleme të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht nga fqinji i saj 71 vjeçar. Ky i fundit kapet “mat” nga babai i vajzës duke e abuzuar seksualisht.
Gjendja shëndetësore e 22 vjeçares është e rënduar dhe për këtë ajo e ka të pamundur komunikimin, përveç lëshimit të pasthirrmave. Për këtë arsye është shumë e vështirë të kuptohet nëse kjo ishte hera e parë apo vajza është abuzuar rregullisht.
71 vjeçari po hetohet i lirë, pasi sipas prokurorisë nuk ka prova konkrete edhe pse në momentin që 71 vjçari është kapur në flagrancë ka pranuar fajin. Abuzimin seksual me 22 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor e konfirmon edhe akti i ekspertizës mjeko-ligjore, ku thuhet se vajza paraqet deflorim të vjetër.
Fiksi ishte në shtëpinë e 22 vjeçares, e cila jeton me prindërit në një fshat të Poliçanit. Babai dhe nëna me lot në sy tregojnë që vajza e tyre ka shfaqur probleme të shëndetit mendor që në moshën 2 vjeçare. Nuk flet dhe komunikon, vetëm nëpërmjet pasthirrmave. Ajo nuk e dallon dot të mirën nga e keqja, është shumë e vështirë për të, pasi ka ndenjur gjithmonë brenda mureve të shtëpisë. Babai tregon se e kanë ruajtur gjithmonë dhe për këtë arsye e kanë mbajtur në shtëpi.
“Por është pikërisht në këtë shtëpi që e kemi ruajtur për kaq vjet që vajza është abuzuar. Nuk e dija, se po ta dija nuk do ta fusja kurrë fqinjin në shtëpi”, thotë babai.
Ai çohet në këmbë dhe tregon divanin ku gjeti fqinjin e tij tek qëndronte i shtrirë mbi vajzën, mbuluar me batanije po tentonte të kryente aktin e turpshëm. Në momentin kur babai kishte hyrë në shtëpi, vajza ish shkëputur nga i moshuari dhe ish hedhur për ndihmë në këmbët e të atit.
Ndërsa fqinji i kapur mat e kish pranuar aktin e turpshëm duke thënë “Për këtë që të bëra unë ty, më vrit”. Por atë natë të 3 majit të vitit 2019, babai vendosi të thërriste policinë për ta hetuar ngjarjen, duke mos bërë vetgjyqësi.
Pas ngjarjes nisi edhe hetimi i policisë. Për shkak të moshës së thyer dhe faktit që ishte i sëmurë, u vendos që 71 vjeçari te hetohej i lirë. Sipas babait të vajzës së abuzuar, ai tani del nëpër fshat edhe pretendon se nuk ka bërë asgjë, duke acaruar edhe më shumë situatën, madje ai ka arritur deri aty sa ka menduar vetgjyqësinë.
Akti i ekspertizës, e nxjerrë vajzën të defloruar të vjetër, çka do të thotë që vajza kish kohë që abuzohej. Mjeku ligjor e kish marrë aq seriozisht aktin e ekspertizës së vajzës, sa i kishte ngatërruar emrin me dikë tjetër, duke vonuar kështu edhe dërgimin e aktit pranë prokurorisë.
Prokurori i çështjes Tasim Puçi, gjatë takimeve me babain i thotë se ty të është bërë një dëm moral, ne do ta çojmë çështjen në Gjykatë, ku ti mund të kërkosh dëmshpërblim dhe është gjykata ajo që do të vendosë. Kur babai i thotë se po zvarritet ai i thotë që këto gjëra bëhen avash avash.
“Gjëja ruhet sa mos të ndodhi, se po ndodhi, këto punë ke, deri sa të mbarojnë gjyqet”, shprehet prokurori.
Çështja aktualisht i është kaluar gjykatës e cila ka bërë vetëm seancë paraprake dhe nuk ka vendosur akoma datën për nisjen e gjykimit të çështjes. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku – Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia jep detaje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes