LAJMI I FUNDIT:

Në nëndetësen e zhdukur, i vetmi vend për t’u ulur është tualeti – i ndarë vetëm nga një perde

Në nëndetësen e zhdukur, i vetmi vend për t’u ulur është tualeti – i ndarë vetëm nga një perde

Nëndetësja e zhdukur në Atlantik nuk është menduar për një qëndrim të gjatë – nuk ka karrige, kështu që pasagjerët ulen në dysheme dhe atyre u këshillohet të mos hanë para udhëtimit, në mënyrë që të mos kenë nevojë të përdorin tualetin, i cili është i ndarë vetëm nga një perde.

Nëndetësja e zhdukur “Titan” është një lundruese e vogël e projektuar për të akomoduar vetëm pesë persona për një ditë – një udhëtim dy-orësh nën det, disa orë eksplorim të Titanikut dhe dy orë kthim në sipërfaqe, transmeton Telegrafi.


Vitin e kaluar, themeluesi i operatorit turistik OceanGate Expeditions, i tregoi ekipit të CBS brendësinë e nëndetëses së përdorur për të vizituar rrënojat e Titanikut.

Autori i The Simpsons që kishte vizituar rrënojat e Titanikut me nëndetësen e zhdukur, thotë se në faqen e parë të marrëveshjes përmendet tri herë vdekja
Lexo po ashtu Autori i The Simpsons që kishte vizituar rrënojat e Titanikut me nëndetësen e zhdukur, thotë se në faqen e parë të marrëveshjes përmendet tri herë vdekja

Videoja tregon një dhomë të vogël, me një hapësirë ​​sa një furgon. Nuk ka karrige apo ndenjëse, dhe pasagjerët ulen këmbëkryq në dysheme, prandaj duhet të heqin këpucët para se të hyjnë.

Për një nëndetëse kaq të avancuar, pjesa e brendshme është mjaft e zhveshur dhe e thjeshtë me vetëm një çelës kontrolli. Pjesa tjetër e operacioneve të anijes kryhen në një kontrollues dore që duket jashtëzakonisht i ngjashëm me një konzolë lojërash.

Ka vetëm një tualet të vogël në pjesën e përparme të anijes, e cila është gjithashtu ndenjësja më e mirë në nëndetëse, thotë faqja e internetit OceanGate tashmë e mbyllur.

Thuhet se ata vendosën një perde për privatësi dhe rritin volumin e zërit të muzikës gjatë përdorimit të tualetit. Rekomandohet që udhëtarët të kufizojnë dietën e tyre para dhe gjatë zhytjes për të reduktuar gjasat për të përdorur tualetin. /Telegrafi/