Kosova vazhdon të mos ketë Ligj për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Projektligji për mbrojtjen e fëmijëve, nga aspekti profesional, sipas zyrtarëve qeveritar, është përfunduar dhe janë kryer të gjitha procedurat, por pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.
Në mungesë të ligjit përkatës, organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thonë se është parë e nevojshme që të bëhen disa rregullore nëpër komunat e Kosovës, dhe të nisë zbatimi i tyre, meqë Ligji për fëmijët pritet të aprovohet së shpejti.
Ato thonë se nëse bëhet një vlerësim apo pikëzim prej 0 deri në 1, që paraqesin minimum dhe maksimumin, përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’i mbrojtur këta fëmijë, është 0.1 për qind.
Klevis Vaqari nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), i tha Radios Evropa e Lirë se rregulloret komunale për të drejtat e fëmijëve, të cilat janë aprovuar tashmë në 7 komuna të Kosovës, përfaqësojnë vizionin e këtyre komunave për të qenë komuna mike për fëmijë, në kuptimin e garantimit të të drejtave dhe mbrojtjes së tyre.
Kjo për shkak se çështja e fëmijëve dhe të drejtave të tyre prej vitesh ka qenë e paadresuar dhe kaotike.
“Ndërkohë që me rregullore të aprovuara, komunat kanë ndërmarrë një zotim që të gjitha institucionet komunale dhe profesionistët me mandat për mbrojtje të fëmijëve, të koordinohen dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet për ofrim të shërbimeve për këta fëmijë”.
“Projektligji për mbrojtjen e fëmijëve mbetet i pa aprovuar nga Kuvendi. Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut është ende duke punuar në projektligj. Ne si KOMF dhe shoqëri civile do të monitorojmë ngushtë punën e komisionit, duke synuar aprovimin sa më shpejtë të këtij projektligji”, tha Vaqari.
Ndërkaq rregulloret, tashmë janë aprovuar në komunat: Gjilan, Ferizaj, Pejë, Drenas, Fushë Kosovë dhe Lipjan. Kurse Prishtina ende nuk ka arritur të miratojë një rregullore të tillë.
Në anën tjetër, Premtime Preniqi nga Komuna e Prishtinës, bëri të ditur se kryeqyteti ende nuk ka aprovuar këtë rregullore, por po pritet që në leximin e dytë në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale të aprovohet një rregullore e tillë, që do të mbrojë të drejtat e fëmijëve.
“Rregullorja ka kaluar leximin e parë dhe është mbajtur diskutimi publik. Në këto rregullore jemi përmbajtur Konventës për të drejtat e fëmijëve, gjithashtu jemi ndërlidhur me Ligjin për të drejtat e fëmijëve e që pritet të miratohet”.
“Mendoj se aktualisht dhe një kohë të gjatë u shkelen të drejtat fëmijëve. Nëse merren fëmijët lypsarë, e po ndalem vetëm në një pikë, atyre u shkelen të drejtat çdo ditë. Është e domosdoshme që këto rregullore të nisin zbatimin në mënyrë që të mbrohen fëmijët, derisa më pas edhe përmes ligjit kur ai të aprovohet”, tha Preniqi.
Sidoqoftë, shumë fëmijë vazhdojnë të jenë viktima të dhunës, qoftë në familje, shkolla apo në rrugë. Si pasojë e dhunës në familje, gjatë vitit 2018 është raportuar vdekja e një djaloshi 14-vjeçar.
Derisa në përgjithësi, sipas statistikave të organeve të rendit, si pasojë e dhunës, në vitin 2016 janë evidentuar 4 raste, kurse në vitin 2017, 5 raste të vrasjeve të rënda në familje.
Përpos dhunës, fëmijëve u shkelen të drejtat edhe në shumë mënyra të tjera.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi 10 për qind e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë të rënda, derisa afër 7 për qind punojnë në kushte të rrezikshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert