LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë të kuorumit seanca me pikat e mbetura do të vazhdojë nesër

Në mungesë të kuorumit seanca me pikat e mbetura do të vazhdojë nesër

Ende pa hyrë në pikën e tretë të rendit të ditës të seancës së re, kuvendi sot mbeti me 53 deputetë në sallë që nuk mjafton për të votuar projektligjet.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bëri të ditur se seanca me pikat e mbetura do të vazhdojë nesër.


“53 deputetë janë në sallë, nesër në orën 10 e vazhdojmë seancën”, tha Veseli.

Në këtë kohë nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike po kërkohej që të futej në procedurë të përshpejtuar miratimi në lexim të parë të projektligjit për dhënien në shfrytëzim/ këmbim  të pronës së paluajtshme të komunës”

Nait Hasani nga ky komision tha se kjo është kërkesë e Kryeministrit.

“Komisioni për Administratë Publike ka pranuar një kërkesë nga Kryeministri i Kosovës për procedimin e ligjit për dhënien në shfrytëzim/ këmbim  të pronës së paluajtshme të Komunës, i cili ka kërkuar dhe i drejtohet kuvendit që me procedurë të përshpejtuar me trajtu këtë projektligj. Propozimi ynë që seanca ta përmbyllë me procedurë të përshpejtuar më 26 korrik”, tha Hasani.

Ky projektligj nuk arriti të futej në votim për shkak të mungesës së kuorumit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori