Në Mitrovicë aktivizohet autoambulanca e dytë, Urgjenca do të funksionojë me dy ekipe

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se shërbimi i Urgjencës në Mitrovicë është përforcuar me aktivizimin e autoambulancës së dytë, të pajisur me ekip përkatës.
Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni”, ka bërë të ditur se nga ora 08:00 deri në 24:00, shërbimi i Urgjencës do të funksionojë me dy autoambulanca dhe dy ekipe.
Sipas Komunës, ky ndryshim synon të mundësojë reagim më të shpejtë ndaj rasteve urgjente, mbulim më të gjerë dhe ofrim më efikas të shërbimeve për qytetarët që kanë nevojë për ndërhyrje apo transport urgjent.
Aktivizimi i autoambulancës së dytë konsiderohet një hap në forcimin e kapaciteteve të shërbimit emergjent dhe rritjen e gatishmërisë së ekipeve shëndetësore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
51 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































