LAJMI I FUNDIT:

Në mes të ditës, dy burra sulmojnë njëri-tjetrin me hanxhar në Angli – ndërsa dëshmitarët ulërinin të tmerruar

Në mes të ditës, dy burra sulmojnë njëri-tjetrin me hanxhar në Angli – ndërsa dëshmitarët ulërinin të tmerruar

Disa pamje të tmerrshme janë publikuar nga mediat e huaja, në të cilat shihen dy burra që sulmojnë njëri-tjetrin me hanxhar, në një rrugë banimi në Lancashire, Angli.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, oficerët e policisë u thirrën në vendin e ngjarjes në Morecambe rreth orës 3.15 pasdite të dielën pas raporteve të një përleshjeje që përfshinte dy burra që mbanin armë të ftohta.


Pamjet tronditëse më vonë treguan dy burrat e përgjakur që goditnin njëri-tjetrin ndërsa dëshmitarët ulërinin të tmerruar.

Siç edhe shihet në pamje, njëri nga burrat vazhdoi më pas t’i jepte një seri goditjesh rivalit të tij para se të bashkohej me një person tjetër.

Të dy të përfshirët, të moshës 31 dhe 26, të dy nga Morecambe, tani janë arrestuar nën dyshimin e sulmit, konfirmoi Policia e Lancashire.

Sgt. James Pinder, nga Policia e Lancashire ka thënë: “Ne kemi filluar një hetim pas një sulmi serioz që përfshiu dy burra”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Traditat më bizare seksuale (+16)

Traditat më bizare seksuale (+16)

Fun
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Kalo në kategori