LAJMI I FUNDIT:

Në Merdar mbi tri orë pritje për të dalë nga Kosova, Policia: Shfrytëzoni pikëkalimet e tjera kufitare

Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës Perëndimore ku jetojnë e punojnë, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë për të dalë nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 16:52) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se bashkatdhetarët që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, në vendkalimin kufitar në Merdar po presin mbi 3 orë për të dalë nga Kosovë, ndërsa kolona është e gjatë 2.5 km, raporton Telegrafi.


Pritje ka edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ku për të dalë nga Kosova po pritet deri në dy orë. Edhe në vendkalimin kufitar në Muçibabë bashkatdhetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova, kurse te Dheu i Bardh 30-35 minuta

Pikat tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë maksimum deri në 10 minuta, përveç Muçibabës ku mund të pritet deri në 20 minuta.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka njoftuar se bazuar në informacionet nga të gjitha pikat e kontrollit kufitar qarkullimi i njerëzve dhe mallrave zhvillohet normalisht, përveç se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave vërehet në pikë kalimin kufitar në Merdar, ku  pritjet dhe kolonat janë më të gjata.

“Në orët e pasdites në pikë kalimin kufitar në Merdar në hyrje të Republikës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë raportim për pritje apo kolona të gjata, përderisa në dalje janë evidentuar pritje më tepër se 3 orë”, ka njoftuar Policia.

Policia inkurajon të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që të ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale lidhur me gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori