LAJMI I FUNDIT:

Në mbështetje të Arsenalit, Dua Lipa shihet në mesin e tifozëve në “Emirates Stadium”

Në mbështetje të Arsenalit, Dua Lipa shihet në mesin e tifozëve në “Emirates Stadium”

Mbrëmja e sotme në “Emirates Stadium” është bërë edhe më e veçantë për tifozët londinezë, jo vetëm për shkak të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Real Madridit, por edhe për praninë e një ylli me famë botërore: Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare, e rritur në Londër dhe e njohur për suksesin e saj ndërkombëtar në muzikë, është parë në tribunat e stadiumit teksa shijon nga afër këtë sfidë të madhe evropiane.

Tifozët nuk e kanë lënë pa vëmendje prezencën e saj – shumë prej tyre kanë filmuar këngëtaren dhe kanë shpërndarë pamjet në rrjetet sociale, duke e bërë Dua Lipën pjesë të atmosferës elektrizuese të mbrëmjes.


Duke qenë se është një emër i lidhur ngushtë me Londrën, Dua besohet se po përkrah Arsenalin, ekipin që përfaqëson qytetin ku ajo është rritur dhe ka ndërtuar karrierën e saj.

Aktualisht, rezultati i ndeshjes është ende i barabartë, pa gola, por atmosfera në “Emirates” mbetet e zjarrtë, me një publik të pasionuar që përfshin edhe figura të njohura të artit dhe muzikës si Dua Lipa.

Pritet të shihet nëse praninë e saj do ta sjellë fat për skuadrën e Mikel Artetës në këtë sfidë të rëndësishme kundër gjigantit spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Komediani James Corden zbulon se përdori 'Ozempic' për humbje peshe: nuk funksionoi për mua

Komediani James Corden zbulon se përdori 'Ozempic' për humbje peshe: nuk funksionoi për mua

Fituesi i

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

"Ajo duket shumë e sëmurë", Demi Lovato përballet me kritika pas humbjes së peshës

Gerard Piques nuk i ecë as me të dashurën Clara Chia - ndahet me të tri vite pas divorcit të famshëm me Shakiran

Gerard Piques nuk i ecë as me të dashurën Clara Chia - ndahet me të tri vite pas divorcit të famshëm me Shakiran

Kalo në kategori