LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoninë e Veriut 440 mjekë e kanë dhënë provimin profesional këtë vit

Në Maqedoninë e Veriut 440 mjekë e kanë dhënë provimin profesional këtë vit

Në 10 seancat e provimeve të organizuara gjatë vitit 2023, provimin profesional e kanë dhënë gjithsej 440 doktorë të mjekësisë që plotësojnë kushtet për marrjen e licencës së punës. Interesimi më i madh për dhënien e provimit profesional këtë vit ka pasur në seancën e provimit të dhjetorit, ku kanë kaluar 232 doktorë të mjekësisë, njofton Oda e Mjekësisë.

Mjekët e mjekësisë, pas përfundimit të shkollës mjekësore dhe praktikës, duhet t’i nënshtrohen provimit profesional më së voni brenda një viti për të marrë licencën e punës. Organizimi i dhënies së provimit profesional është një nga kompetencat e Odës, përveç dhënies së licencave, mbajtjes së Regjistrit të Licencave, akreditimit për edukim të vazhdueshëm mjekësor dhe kryerjes së mbikëqyrjes profesionale.

Vitin e kaluar 2022, provimin profesional e kanë dhënë 435 mjekë të mjekësisë, në vitin 2021 kanë marrë vërtetime për dhënien e provimit profesional 350, ndërsa në vitin 2019 ky numër ka qenë 420, njoftoi Oda e Mjekësisë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori