LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni shumë pak jepen kuponët fiskal

Në Maqedoni shumë pak jepen kuponët fiskal

Në Maqedoni më së paku jepen kuponë fiskal për shërbime për mirëmbajtje dhe përmirësime në shtëpi, për qiradhënie, si edhe për shërbime artizanale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më në rregull jepen kuponë fiskap për shërbime profesionale. Kështu thonë rezultatet e hulumtimit të Qendrës për krijimin dhe hulumtimin e politikave.


Anketa është realizuar në maj dhe qershor të vitit të kaluar, ku janë pyetur 1.097 pesona në tërë territorin e Maqedonisë. Anketa është bërë me qëllim të verifikimit të formave të aktiviteteve të fshehta ekonomike.

54% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk u është dhënë kupon fiskal për shërbime të ndryshme, së paku në tre muajt e fundit para anketimit. Maqedonia zbaton masa për mosparaqitjen e punës dhe për evazion fiskal, që kryesisht përmbajnë masa represive./Telegrafi/