Në Maqedoni gjendet një lokalitet i periudhës së paleolitit

Në afërsi të fshatit Mustafinë në Shën Nikollë, arkeologët kanë gjetur stacionin e parë të periudhës së paleolitit në Maqedoni, në lokalitetin ''Uzun Meri'' dhe ''Varrezat Turke'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kërkimet janë realizuar nga profesorët Trajçe Nacev dhe Darko Stojanovski dhe studentët e arkeologjisë nga Universiteti ''Goce Dellçev'' i Shtipit. Sipas profesorit Nacev, janë gjetur gurë dhe mjete të cilët datojnë nga periudha e paleolitit, kur ka ekzistuar Neandertali.
Arkeologët thonë se një pjesë e lokaliteteve gjendet në sipërfaqen ku është paraparë të ndërtohet një kargo aeroport, prandaj ata do të kërkojnë leje dyvjeçare për kërkime./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































