LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni dë të gjobiteni nëse parkoheni te hapësira për personat me nevoja të veçanta

Në Maqedoni dë të gjobiteni nëse parkoheni te hapësira për personat me nevoja të veçanta

Personi që do të parkohet në vendparkimin e caktuar për personat me nevoja të veçanta do të gjobitet me 180 euro ose 40 pikë negative.

Kjo është një pjesë e fushatës ”Moskultura nuk është invaliditet”, që ka fituar mbështetjen e MPB-së, nga ku apelojnë te qytetarët që të jenë të vetëdijshëm dhe humanë dhe të mos e uzurpojnë hapësirën për këta persona.


MPB gjithashtu kërkon që rastet e këtilla të paraqiten në numrin telefonik 192. Vlerësohet se në Maqedoni ka rreth 10% persona me nevoja të veçanta, nga numri i përgjithshëm i popullsisë./Telegrafi/